Përmes një statusi në rrjete sociale, kryetari i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar me emra konkretë dy punonjës të bashkisë, të cilët sipas tij përvetësojnë ndihmat.

“Qytetarët informojnë me fotot e mëposhtme se ndihmat nuk shkojnë tek nevojtarët, por shkarkohen para shtëpisë së milatantëve të korruptuar që punojnë në Bashkinë Durrës.

Ilir Ngresi dhe Dhimitra Pema janë dy punonjës të tjerë të Bashkisë që përvetësojnë ndihmat që mund plotësonin deri diku nevojat e familjeve që janë në gjendje të mjerueshme. Kjo është administrata e Rames ne Durrës.” – shkruan Xhaferraj.

Më tej, në postimin e tij nr.1 i PD Durrës deklaron se dega lokale do të ngrejë kallëzim penal për abuzimin e bërë nga zyrtarët shtetërorë.

“Dega PD, Durrës do të depozitojë kallzim penal për abuzimin dhe fatkeqësinë e mëposhtme. Turp për këtë kategori zyrtarësh!”,- shkruan Xhaferraj.

Qytetarët informojnë me fotot e mëposhtme se ndihmat nuk shkojnë tek nevojtarët, por shkarkohen para shtëpisë së…

Posted by Ferdinand Xhaferraj – Faqja Zyrtare on Wednesday, November 11, 2020