Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj është takuar një ditë më parë me banorë të Njësisë Administrative Rrashbull.
Gjatë takimit, është vënë theksi në disa nga problematikat më të mprehta të zonës siç janë mungesa e infrastrukturës dhe varfëria që ka prekur qindra familje të zonës.
Sipas Xhaferrajt, këto problematika sociale janë “shkaktuar nga keqqeverisja e Ramës, Dakos e Çelës”.
Postimi i plotë i Xhaferrajt:
Të dashur miq,
Po ndaj disa foto nga takimi i djeshëm me banorë të Rrashbullit. Rrënimi, mungesa e infrastrukturës më bazike dhe varfëria, të shkaktuara nga keqqeverisja e Ramës, Dakos e Çelës janë evidente kudo në Rrashbull dhe gjatë çdo bisede me qytetarë të moshave të ndryshme.
Me banorët diskutuam sesi, bazuar në programin që po pergatit Partia Demokratike, 25 Prilli nuk do të jetë vetëm dita e ndëshkimit për korrupsionin, por edhe dita e shpresës për një Shqipëri ku mund të punohet dhe jetohet normalisht!





