11 janar 2015 –  Policia e qytezës së Sondrinos në Luginën e Valtelinës arrestoi Arbër Xhaferrin, 29 vjec për shpërndarje droge. Fiks një vit më parë, policia italiane filloi hetimet për drogë ndaj Arbërit.

Ai shiste me pakicë hashash, por sidomos kokainë. Ndonëse ai përdorte një gjuhë të koduar për të kontaktuar me telefon “klientët” e vet, policia arriti të provonte se ai kishte shitur  ndër të tjera 150 gramë kokainë duke arkëtuar 15 000 euro.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe një marokene 29 vjeçare, po për shpërndarje droge.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/