DURRËS, 20 gusht 2013 – Në komunën e Xhafzotajt në rrethin e Durrësit kanë ndodhur dy vetëvrasje me bar miu (fostoksinë). Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton për dy drama më 19 gusht 2013, në dy fshatra afër njërit tjetrit. Në fshatin Xhafzotaj 33-vjeçarja E. S. i dha fund jetës me fostoksinë dhe ndërroi jetë në QSUT “Nënë Tereza”, rreth orës 17.00. Pas saj ka vdekur në QSUT, ora 20.45, shtetasi S. M. 59 vjeç nga fshati Pjezë, cili e bëri aktin e dëshpëruar në banesën e tij ndonëse pjesëtarët e familjes e çuan në Tiranë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme lidhur me shkaqet e dy ngjarjeve të rënda.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





