Dita e premte ishte një ditë feste për të gjithë zviceranët, pasi arriti të përmbyste Serbinë me 2 gola të shqiptarëve Xhaka dhe Shaqiri.

Festimet e tyre të golit po bëjnë shumë bujë edhe në shtypin ndërkombëtar.

Ata nuk mundën ti ndalnin emocionet gjatë festimit dhe kjo solli edhe shumë reagime nga serbët.

Nga shkallët e stadiumit, tifozët serbë ofendojnë futbollistët që festojnë me shqiponjë duke iu ngritur gishtin e mesit dhe duke i gjuajtur.