Granit Xhaka i ka idetë e qarta, në verën e vitit 2018 do të jetë i përqendruar vetëm te Botërori ku pret të marrë pjesë me përfaqësuesen e Zvicrës.
Mesfushori ka treguar për të përditshmen zvicerane “Blick” se ky objektiv mund të ndikojë edhe jetën e tij familjare. “Shpresoj që të kem fëmijë së shpejti. Por nuk ka ende ndonjë rrugës, pasi edhe për fëmijët duhet një plan i mirë”, tha Xhaka i cili ka “paralajmëruar” bashkëshorten e tij, Leonitën për “surpriza” të mundshme gjatë verës së ardhshme.
“Pse e them këtë? Për shkak të Kupës së Botës 2018. Nuk dua që gruaja ime të jetë shtatzënë gjatë atyre ditëve. Ndoshta fëmija mund të lindë para apo pas Botërorit, por jo gjatë turneut”, ishin fjalët e Xhakës.
Nga Botërori 2018 na ndajnë pak më shumë se 9 muaj, Leonita duhet të fillojë të bëjë llogaritë…