Kosovë, 1 gusht 2014 – Granit Xhakën mund ta thërrasin disa edhe tradhtar, por realiteti është krejt ndryshe. Edhe pse e përfaqëson përfaqësuesen zvicerane, kjo nuk nënkupton se futbollisti i Borussia Monchengladbachut nuk ndihet shqiptar.

Shqiptar i fortë bile. Këtë e ka demonstruar disa herë futbollisti prishtinas, ndërsa ia vuri kapakun së fundmi, me veturën e tij të tipit BMW, të cilën e ka ngjyrosur me ngjyrat kuqezi.

Gjithashtu, regjistrimin e ka mjaft të veçantë, dukei vendosur inicialet e emrit dhe mbiemrit, si dhe numrin që e mban në fanellë, GX34.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/