Gazetari britanik Piers Morgan, i ka sugjeruar drejtuesve të Arsenalit, të ri-nënshkruajnë me mesfushorin Granit Xhaka.

Sidoqoftë, Morgan, i cili është tifoz i shquar i Arsenalit, e sheh atë si një pjesë të humbur në mesfushën e londinezëve, duke theksuar cilësitë e tij si lojtar dhe lider.

Tifozët e Arsenalit presin me padurim përforcime, veçanërisht në mesfushë. Thirrja e Morgan për të sjell sërish në Londër shqiptarin, tregon nevojën për një prani komanduese në mesfushë.

Sipas tij ai është i ngjashëm me legjendat si Patrick Vieira dhe Roy Keane, dhe Arsenali ka nevojë pikërisht për një lojtar të tillë.

31-vjeçari u largua nga “Topçinjtë” pas shtatë vitesh në klub, ku përjetoi lumturinë dhe trishtimin, duke u bërë një figurë përçarëse midis tifozëve.

Pavarësisht se u përball me kritikat, Xhaka arriti të fitojë admirimin e mbështetësve për përkushtimin dhe rezistencën e tij. Kur Xhaka u transferua në Bayer Leverkusen për 21.4 milion sterlina vitin e kaluar, tifozët e Arsenalit shprehën emocione të përziera.

Shumë e pranuan ndikimin e tij në mesfushë dhe frymën e tij në ekipit. Largimi i shqiptrit ka lënë një boshllëk në mesfushën e Arsenalit, të cilin klubi ka luftuar për ta mbushur me efektivitet.

Arsenali e ka vuajtur mungesën e një lideri në mesfushë, pasi lojtarë si Kai Havertz nuk kanë ndikimin e tij unik.

Dëshira e Piers Morgan për një mesfushor dominues si Vieira apo Keane rezonon më shumë tifozë e “Topçinjve”.

Shpirti luftarak i Xhakës dhe shpërndarja efektive e topit janë cilësi që i mungojnë Arsenalit tani. Postimi i Morgan në Twitter nënvizon nevojën që Arsenali të zgjidhë problemet e tyre në mesfushë.