Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme të konsiderueshme në bizneset pranë objektit në bulevardin e Durrësit.

Tabelat e dyqaneve, vetratat e dyert prej xhami janë thyer si pasojë e valës së fuqishme goditëse.

“Është prishur çdo gjë, duke filluar nga qepenat, vetratat, xhamat, pajisjet brenda, raftet.”, thotë pronari i një biznesi, i cili është lënduar në dorë për shkak të thyerjes së xhamave.

“Kërkojmë dëmshpërblim”, vijon më tej ai.

Një tjetër pronar biznesi në këtë zonë tregon se i është thyer dera e xhamit e cila mund të kushtojë deri në 3 mijë euro.

Bizneset dhe banorët e lagjes 11 prej ditësh kundërshtonin shembjen me ekspoziv të pallatit por pavarësisht kësaj, IKMT vendosi ta shpërthente me 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4 ndërsa u hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima).

G.D.