Pranë amfiteatrit romak dhe mureve rrethuese të Durrësit gjendet një objekt kulti unik për nga arkitektura, i ndërtuar 5 shekuj më parë. E njohur si “Xhamia e vogël”, ajo mendohet se është më e vjetra në Durrës dhe xhamia e tretë më e vjetër në të gjithë Shqipërinë.
E ndërtuar midis viteve 1502-1503, ajo mban emrin “Xhamia Fatih”, në nder të Sulltan Mehmet Fatihut II, që sundoi në periudhën kur Perandoria Osmane u zgjerua në Europë.
Ndryshe nga shumica e xhamive në Ballkan, ajo është e mbuluar me çati dhe jo me kube. Teksa që prej vitit 1973 gëzon statusin Monument Kulture Kategoria I. Mësoni më shumë për historinë e saj përmes videos së publikuar në fund të shkrimit dhe intervistës me imamin e xhamisë, Samet Vata. /amfora.al