24shtator 2015 – Xhamia me 4 minare, “Riza Bajrami”, e cila ndodhet në zonën e Plazhit, deri dje ishte ndërtim pa leje. Sot, në ditën e shënuar për besimtarët myslimanë, ALUIZNI, dega Durrës, u ka bërë dhuratën më të vyer, atë të lejes së legalizimit.
Që nga dita e sotme, xhamia e ndërtuar prej dy vitesh është “hallall”, pasi funksionin kundrejt rregullave të shtetit. I gjithë stafi i agjencisë, bashkë me kreun Flamur Gjuzi dhe kryebashkiakun Vangjush Dako ishin të pranishëm në ceremoni.
Xhamia në fjalë është ndërtuar në një sipërfaqe trualli prej 1300 metra, ndërsa të dy godinat kanë sipërfaqe totale prej 486 metra katrorë. Xhamia me 4 minare, që është ndërtuar në zonën rurale mes Plazhit dhe Shkozetit në Durrës, veçse objekt kulti tërheq edhe turistë. Gjithashtu, edhe futbollistët e kombëtares, gjatë kohës së stërvitjes kryejnë faljet në këtë xhami.
/portali DurresLajm/