5 shkurt 2015 –  Xhandarmëria e qytetit të Nantës arrestoi 5 shqiptarë, që merreshin me trafikun e heroinës. Në dy banesa të përdorura nga grupi i strukturuar kriminal shqiptar u sekuestruan 1,2 kg heroinë e pastër si edhe 10 kg substancë përzjerëse për drogën.

Me çmim pakice, vlera e heroinës së sekuestruar shkon në 300 000 euro. Xhandarët sekuestruan dy makina në shërbim të bandës, si edhe  rreth 8 000 euro, që dyshohen se janë fryt i shitjes së drogës. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor nuk janë bërë publikë, emrat e 4 shqiptarëve të arrestuar.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/