6nëntor 2015 – Xhani de Biazi akoma kujton emocionet e kualifikimit të Shqipërisë për kampionatin Europian, France 2016. “Sot mund të flitet për një lëvizje të re brenda futbollit shqiptar dhe se tashmë modeli i suksesit kërkohet brenda vendit. U kemi dhënë shembuj të rëndësishëm disa djemve, që sot mbase i afrohen futbollit si të rinj e në mendjen e tyre shpresojnë të bëhen si Cana e Berisha. Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse nuk janë shembuj vetë Ronaldo e Mesi, por djemtë tanë shohin futbollistët tanë si idhuj për t’u ndjekur.”

De Biazi ishte pjesë e panelit të sotëm, në ceremoninë e promovimit të këshilltarit të kryeministrit Rama, Alaister Kempbëll. Në librin “Fitimtari”, Kempbëll tregon rrugën drejt suksesit, përmes shembujve, që nga sportistët elitarë tek menaxherët e lartë, nga udhëheqësit e vendeve tek ata të kompanive globale të biznesit. I ftuar ishte edhe trajneri i famshëm i Italisë, Arrigo Sacchi.

/portali DurrësLajm/