Sherri mes xhaxhait dhe nipit në Elbasan ka sjellë arrestimin e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murriqan të Elbasanit, ku janë arrestuar Ervin Preçi, 38 vjeç dhe nipi i tij L.Preçi, 17 vjeç.
Sipas forcave blu, arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Murriqan, pas një konflikti për motive të dobëta pronësie xhaja dhe nipi dyshohen të kenë goditur njëri – tjetrin me sende të forta.
Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit të cilët ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.





