Autoritetet policore në Mirditë kanë mundur të parandalojnë një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi xhaxhai ka tentuar të vrasë nipin.
“Pas telefonatës te Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin: Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen”, informon policia në një njoftim për mediat.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë.





