E mbani mend brazilianin Xhekson Ferreira Silverio? Mbrojtësi i majtë fitoi titullin kampion dhe Superkupën si pjesë e Teutës, por ai nuk luan me durrsakët që prej 7 dhjetorit 2021, kur ishte për herë të fundit në fushë në fitoren 0-1 në “Elbasan Arena” kundër Dinamos. Në tetë muajt e fundit Xhekson ka vuajtur prej dëmtimit në gju, derisa në qershor iu nënshtrua operacionit dhe tashmë po kryen fazën e riaftësimit. 31-vjeçari ka zgjedhur të qëndrojë në Durrës për t’u rikuperuar dhe tregon më shumë për atë që po bën aktualisht.
“Jam në periudhën e rehabilitimit pas operacionit në gju. Aktualisht ndodhem në Durrës për të bërë rikuperimin e plotë. Jam duke bërë çdo ditë fizioterapi, not, biçikletë dhe palestër. Për të qenë 100 % gati, pra të rikthehem në fushë në gjendjen optimale, më duhen pak më shumë se dy muaj”, ka thënë fillimisht Xhekson, për të folur më pas edhe për të ardhmen. “Kontrata ime me Teutën ka përfunduar me mbylljen e sezonit 2021-2022. Mesfushori ganez, Majkëll Agbekpornu, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm në sezonin e kaluar, nuk i është bashkuar ende skuadrës.
Lojtari ndodhet prej dy muajsh në vendlindje dhe procedurat burokratike të vizës për të ardhur në Shqipëri kanë bërë që të humbasë fazën përgatitore. Megjithatë, burime në klub tregojnë se kjo çështje është zgjidhur tashmë dhe Agbekpornu do të vijë pas pak ditësh.