Kandidati i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu ka shprehur keqardhje lidhur me deklaratën e bërë gjatë takimit elektoral se do të veprohet veprojnë njësoj si në Elbasan nëse konstatohen raste të shitblerjes së votës.
Mziu thotë se deklarata ishte si rezultat i emocioneve të forta të momentit ndërsa thekson se mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se është kundër dhunës.
“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.”, thuhet në reagimin e tij.





