Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Xhelal Mziut, i cili së bashku me nipin e tij u akuzua se kanë dhunuar një zyrtar lokal në Bulqizë pas një takimi elektoral të PD.
Berisha në konferencë me gazetarët tha se e gjitha ishte një provokim i ulë i bërë nga Blendi Klosi dhe militantëve të Partisë Socialiste.
Sipas kreut të PD-së, socialistët e shohin situatën dramatike, ndaj zgjedhin keto forma provokimi.
“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund.
Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë.
Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozxhinj.
E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”, tha Berisha.