Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Miramare të Italisë. Një shqiptar, i cili kishte shkuar me vizë turistike në Itali, por i lidhur me trafikun e drogës, ka therur me thikë bashkatdhetarin e tij për arsye xhelozie për të dashurën.

Mediet italiane raportojnë se i plagosuri ka marrë dëmtime të shumta në gjoks dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Riminit. Autori i plagosjes ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, si dhe ka sekuestruar thikën e krimit.

Emrat e të plagosurit dhe të autorit nuk bëhen të ditur.