DURRËS, 5 tetor 2014– Xhelozia dhe ndryshimet e shpeshta të humorit rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimer-it tek gratë.
Ndjenjat dhe emocionet si ankthi, xhelozia apo shqetësimi janë të lidhura me rritjen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer tek gratë, veçanërisht në qoftë se ato janë introverse, egoiste dhe pak të shoqërueshme. Në këtë studim janë përfshirë 800 gra, mosha mesatare e të cilave ishte 46 vjeç. Pjesëmarrëset u janë nënshtruar për shumë viteve testeve të personalitetit, i cili mund të ndikojë në rritjen e rrezikut të çmendurisë tek një individ përmes efektit të sjelljes, mënyrës së jetesës, dhe stresit. Si përfundim të qenit xheloze dhe e mbyllur në vetvete, për një femër mund të favorizojë zhvillimin e problemeve të ndryshme cerebrale.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





