16 nëntor 2015 – Një 44-vjeçar në Vlorë është arrestuar për plagosjen me kaçavidë të bashkëshortes së tij.
Në pranga ka rënë Dritan Isufi, banues në Vlorë, i cili u arrestua pranë banesës së tij në lagjen “Rilindja”.
Sipas policisë, më datë 15.11.2015, rreth orës 16:30, ky shtetas, është konfliktuar në mënyrë verbale dhe fizike me bashkëshorten e tij E.I., 37 vjeçe, duke e plagosur këtë të fundit me mjet shpues (kaçavidë) dhe duke i shkaktuar asaj dëmtime të lehta. Për pasojë bashkëshortja ndodhet në Spitalin Rajonal, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti ka ndodhur për motive xhelozie, pasi dy bashkëshortët në fjalë janë në përfundim të procedurave të divorcit.
/portali DurresLajm/