7nëntor 2015– Ish-volejbollistja durrsake, Floriana Garo, sot një ndër figurat e TvKlan dhe Abc News i ka dhënë fund lidhjes 5-vjeçare me biznesmenin Tedi Ngjela. Ky lajm u bë publik ditët e fundit, por cilat ishin shkaqet e ndarjes.

Revistat dhe portalet online kanë dhënë lajmin këtë javë për këtë ngjarje në jetën e Floriana Garos, por pa specifikuar arsyet se çfarë ndodhi që Garo i jep fund një marrëdhënie kaq të konsoliduar në jetën e saj private, histori dashurie për të cilën u detyrua të linte Shtetet e Bashkuara të Amerikës vite më parë. Pas publikimit të lajmit, nuk ka reaguar as Floriana dhe as Tedi për të sqaruar më shumë rreth ndarjes, dhe se çfarë ndodhi që i dhanë fund.

“Panorama Plus” shkruan se burime të sigurta pranë çiftit kanë dëshmuar se ata kanë gati 6 muaj të ndarë, dhe shkak për krizën e tyre në çift është bërë puna në lëvizje e Florianës për xhirimet e rubrikave të “Jo vetëm modë”, pjesë e së cilës ishin dhe udhëtimet jashtë vendit.

Ndaj këtij profili të hapur dhe të zgjeruar të punës së saj, gjithmonë në kontakt me njerëz të rinj dhe të pasur, ka reaguar Tedi, i cili ka shfaqur shenja xhelozie… Tedi Ngjela është djali i Shefikat Ngjelës, një ndër femrat më të fuqishme në Shqipëri në fushën e biznesit.

/portali DurrësLajm/