Itali, 17 maj 2014 – Kopshtari shqiptar Ferdinand Gjeloshi, 46 vjeç, sapo pa në një bar ish gruan e vet shqiptare, 35 vjeçe, me një të dashur italian u përfshi nga xhelozia e shfrenuar.
Ai e sulmoi çiftin me një gërshërë krasitjeje dhe me thikë. Ish gruaja dhe italiani mbetën të plagosur rëndë. Ndërhyrja e karabinierëve u shpëtoi jetën të dyve. Çifti përfundoi me plagë të shumta në fytyrë, pulpat e këmbëve, krahë dhe bark në spitalin e qytetit të Peskierës (Peschiera).
Sipas dëshmitarëve, që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje në momentin e krimit, skena të ngjashme shihet vetëm në filmat horror. I ngërthyer në xhelozinë e tij pa sens, shqiptari ka goditur disa herë ish gruan dhe partnerin e saj me të gjithë forcën.
Ish-gruaja e Gjeloshit ka tentuar të fshihet në një dyqan aty pranë, por është rrëzuar dhe më pas, 46 vjeçari e ka goditur disa herë në këmbë me gërshërët që mbante në duar dhe i ka shkulur flokët. Mësohet se çifti njihej prej disa kohe dhe ishin klientë të rregullt të lokalit ku ndodhi skena e frikshme (ne foto).
Ferdinand Gjeloshi nuk është larguar aspak, por ka pritur policinë të vinte dhe ta arrestonte. Ai ka tre precedentë të mëparshëm penalë për grindje, dhunë dhe plagosje të lehtë. Pas arrestimit në flagrancë ai u dërgua në burgun e Montorios.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





