Itali, 27 korrik 2014 – Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemaili, besohet se nga sezoni i ardhshëm do të ndërrojë skuadër.
Tuttosport raporton se Xhemaili ka arritur marrëveshje personale me Milanin.
1.3 milionë euro është paga që do të marrë Xhemaili në një kontratë trevjeçare me Rossonerët.
Xhemaili nuk është më i dëshiruari nga Benitez për mesfushën e Napolit, ndaj ai po kërkon që të ndërrojë ambient.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





