8 janar 2015 – Prezantuesja Xhemi Shehu është bërë nënë për herë të dytë, ndërsa ka sjellë në jetë një djalë i cili quhet Gabriel. Vogëlushi i saj i dytë, peshon 3.2 kilogramë dhe mësohet se është mëse i shëndetshëm.
Gabrieli është vëllai i Martinit, djalit të parë të vajzës së njohur të televizionit. Duket se gjatë muajve të shtatëzanisë, Xhemi ka preferuar të mbajë një profil të ulët, me sa më pak shfaqje në ekran.





