Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të dashura dhe më simpatike shqiptare. Shpesh e kemi parë edhe si aktore në ‘Portokalli’, pasi Xhemi ka dhe një sens humori që i vjen natyralisht.

Moderatorja ka festuar ditëlindjen pak ditë më parë dhe me anë të një fotoje ka zbuluar edhe moshën. Xhemi ka mbushur 37 vjeçe, por edhe pse vitet kalojnë ajo duket po njësoj e bukur.

Me sa duket mosha është vetëm një numër për Xhemin, pasi ajo mbetet gjithmonë një nga femrat më tërheqëse të ekranit. Kujtojmë se Xhemi është edhe nënë e dy djemve.