Problemet nuk kanë të mbaruar për moderatoren Xhemi Shehu.

Me sa duket, ajo dhe rrjetet sociale nuk i kanë mirë punët.

Pasi u duk se ra në qetësi me Instagramin e ri, pas disa mbylljesh e hapjesh, del në skenë një tjetër problem. 

Dikush ka hapur një profil të rremë me emrin e saj dhe madje ka publikuar foto. 

Në InstaStory, Xhemi ka treguar profilin dhe u është lutur ndjekësve të saj që t'i bëjnë report.