Para disa ditësh, moderatorja Arbana Osmani postoi një foto me mikeshën e saj Xhemi duke treguar se ajo i ka bërë asaj dhuratën me rastin e Krishtlindjes, por pa e zbuluar se çfarë ishte.
“Xhemi sot më dha dhuratën e Krishtlindjeve. Gjejeni çfarë?”, – shkruante Arbana teksa komentet kanë qenë të shumta duke aluduar se Xhemi Shehu është shtatzënë.
Ndërkohë Xhemi ka postuar një foto në llogarinë zyrtare teksa kishte dalë për darkë dhe menjëherë nuk kanë munguar pyetjet e fansave nëse vërtet ajo ishte shtatzënë.
“Kështu thonë”, – i është përgjigjur njërit prej fansave, duke na lënë të kuptojmë se janë vetëm thashetheme.
Ky është reagimi i vetëm që ka bërë moderatorja pas lajmeve të fundit se ajo mund të jetë shtatzënë.





