Ato janë mikesha të pandara, por pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale, kishte munguar po ashtu dhe humori që ato përcjellin te fansat.

Tashmë që dhe Arbana Osmani konfirmoi vazhdimësinë në “Top Channel”, vajzat po i kthehen gjithnjë e më shumë komunikimit me fansat. Arbana ka ndarë një foto të Xhemit para një tavoline të mbushur plot me ushqime të freskëta deti, lloje të ndryshme krudosh.

Një video pasuese e bërë nga Xhemi zbulon të vërtetën e fotos në fjalë.

E dini pse nuk shëndoshem unë? Sepse çdo gjë e ha kjo (Arbana)”, ka thënë moderatorja bukuroshe.

Shakaja mes tyre është kthyer në një moment shumë argëtues edhe për ndjekësit në “Instagram”.