Ben Aflek dhe Xhenifer Lopez kanë rënë dakord për divorcin dhe për një muaj e gjysmë do të jenë zyrtarisht të ndarë. Sipas TMZ, ata do të marrin vetëm çfarë kanë përfituar individualisht gjatë martesës. Paratë që Ben ka fituar nga projektet filmike mbeten tijat dhe e njëjta gjë vlen edhe për JLo.
Asnjëri nuk do të mbështesë financiarisht tjetrin. Aktori do të mbajë edhe aksionet në kompaninë e produksionit, “Artists Equity” që e themeloi në 2022 dhe ka rezultuar mjaft e suksesshme.
Ish-çifti gjithashtu ka arritur një marrëveshje për shtëpinë që blenë për 61 milionë dollarë, por klauzolat mbeten konfidenciale. Shtëpia është në shitje por deri më tani nuk ka blerës.
Ben dhe Jen nuk kishin firmosur një kontratë paramartesore. Në raste të tjera, pasuria e përbashkët e vendosur pas martese do të ndahej përgjysmë. Por marrëveshja e tyre do të veprojë njësoj si kontrata.
Në të shkruhet gjithashtu që këngëtarja heq dorë nga mbiemri Aflek dhe do të kthehet te Xhenifer Lynn Lopez. Ajo e hapi çështjen në muajin gusht, por 5 muaj më vonë duket se gjithçka është zgjidhur.