Jam single dhe e lumtur”, thotë një prej vajzave më ekstravagante dhe më të komentuara të “Big Brother Albania 8”. Pas ndarjes nga Fatjoni, Xhensila është përfolur për romanca të ndryshme me djem, madje thashethemi më i fundit është që është lidhur me një biznesmen. Por, sipas bukuroshes së edicionit të tetë të “Big Brother”, një mashkull duhet të bëjë shumë që të fitojë vëmendjen e saj. “Akoma nuk kam asnjë pamje të bukur në horizont”, tregon Xhensila në këtë intervistë për “Bluetooth”, teksa thekson se, “e vetmja gjë që kërkoj është dashuri, përkushtim dhe respekt. Dhe më besoni, që në këto kohë është e vështirë, pasi meshkujt janë mësuar të fitojnë një femër vetëm me të mira materiale”. Sidoqoftë, edhe ajo i ka marrë disa oferta të “çmendura” nga meshkujt, për të cilat thotë se i ka refuzuar. “100 mijë euro nuk merren në konsideratë nga unë, as nuk quhet ofertë. Më kanë ofruar më shumë”, pohon ajo. Xhensila, flitet së fundi se ke nisur një romancë të re.
E ke gjetur dashurinë?
Jam lumturisht “single”.
Nuk je e gatshme për një lidhje, apo nuk ke gjetur djalin e duhur?
Nuk kam kohë për lidhje. Jam kaq e angazhuar me biznesin dhe me veten. Ndjehem mirë me veten dhe akoma nuk kam asnjë pamje të bukur në horizont.
Të josh pushteti, meshkujt e pushtetshëm?
Patjetër! Gjithmonë meshkujt e pushtetshëm janë më joshës.
Të është afruar ndonjë i tillë?
Përderisa nuk jam joshur, si duket akoma jo. Duhet të theksoj që duhet shumë punë për të fituar vëmendjen time, në këto kushte që ndodhem.
Në çfarë sensi? Çfarë duhet të bëjë një mashkull që të fitojë vëmendjen tënde?
Ka një problem të madh tek unë, pasi më mungojnë fare pak gjëra, do thosha pothuajse asgjë. E vetmja gjë që kërkoj është dashuri, përkushtim dhe respekt. Dhe më besoni, që në këto kohë është e vështirë, pasi meshkujt janë mësuar të fitojnë një femër vetëm me të mira materiale.
Cila është oferta më e çmendur që të ka bërë një mashkull?
Do doja shumë ta shmangia këtë gjë, por për fat të keq, ashtu siç e përmenda më lart, jetojmë në një kohë të “çmendur” dhe rrjedhimisht edhe ofertat janë të çmendura, ose më saktë shifrat janë marramendëse.
Më thuaj një shifër, sa të kanë ofruar?
Nuk e kam treguar kurrë dhe nuk do ta them kurrë!
100 mijë euro, më shumë se 100 mijë euro?
Kjo nuk merret në konsideratë, as nuk quhet ofertë.
Më shumë. 1 milion?
Të mos e ekzagjerojmë.
Atëherë, sa pasuri duhet të ketë një mashkull që të merret në konsideratë nga Xhensila?
Nuk e kam menduar ndonjëherë. Nuk matet lumturia me vlera materiale, por me ato shpirtërore. Do ta testoja më shumë nga “koka” sesa nga “portofoli”. Leku blen gjithçka, por jo lumturinë.





