Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen e saj të 25-të. Në një përvjetor të tillë, nuk mund të mungonte edhe urimi i ëmbël i bashkëshortit të saj, aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku.
Këtë herë Besi ka vendosur të jetë më serioz dhe i ka dedikuar bashkëshortes e cila është në pritje të një vajze, një urim me fjalët që do të donte të dëgjonte çdo vajzë nga partneri i saj.
"Urime ditëlindjen e bukura, e mira, e ëmbla, ditët e mia, jeta dhe familja ime që pres. Të dua"-shkruan Besi.
Xhensila dhe Bes Kallaku vetëm pak javë më parë konfimuan lajmin se së shpejti do të bëhen tre!





