Pavarësisht sukseseve në muzikë dhe në jetën private, planeve për martesë apo edhe për t’u bërë nënë në një të ardhme të afërt, ato që ia kanë prishur rehatinë kohët e fundit Xhensila Myrtezajt kanë qenë lajmet e vazhdueshme për operacionet plastike. Shkrimet e botuara në disa media për ndërhyrjet e saj plastike, në fakt, siҫ tregon këngëtarja për Prive, nuk kanë pasur një zanafillë: “Të them të drejtën as unë nuk e di ku është zanafilla, sepse nuk ka zanafillë” – tregon ajo duke i hedhur të gjitha dhe duke këmbëngulur: “Unë nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Për gjërat që bëj, nuk kam asnjëherë turp t’i tregoj. Do t’i tregoja me dëshirën më të madhe dhe sinqëeritetin më të madh. Gjithҫka që bëj, e bëj me vetëdijen time dhe nuk kam pse e fsheh, nuk më vjen turp nga gjërat që bëj.”

 

Kështu, Xhesi vijon t’u drejtohet skeptikëve që gjithmonë aludojnë për pamjen e jashtme dhe përmirësimin e dukshëm të saj: “Për skeptikët, ata që nuk dinë të shohin, doja të thoja që të mos kenë asnjë lloj aludimi, sepse nuk kam pse gënjej, nuk kam bërë asnjë lloj operacioni plastik, të asnjë lloji. Madje, siҫ thonë, edhe tatuazhi i vetullës është operacion plastik – nuk e kam bërë as atë.”

 

 

Për momentin, Xhensila tregon se tek vetja nuk e sheh të arsyeshme ndërhyrjen plastike, por në asnjë mënyrë nuk gjykon askënd që ndërhyn në pamjen e jashmte: “Tek vetja nuk e shikoj të arsyeshme këtë gjë. Të tjerët nuk i gjykoj, janë të lirë të bëjnë ҫ’të duan me paraqitjen e tyre, por tek vetja jan një ҫikë e rezervuar”