Pranvera duket se është stina e preferuar për Xhensila Myrtezajn. Teksa lulet e pemët fillojnë të lulëzojnë, edhe njerëzit duket se gjallërohen e bëjnë projekte. Kështu ndodh edhe për këngëtaren simpatike.
Ajo ka postuar në Instagram disa foto ku ka pozuar e buzëqeshur, e ku duket si një lule mes lulesh.
“Pranvera është koha e planeve dhe projekteve. Ajri i prillit ngall shelgjet dhe fluturat përhapen gjithandej. Pranvera na tregon se çfarë mund të bëjë Zoti me një botë të zymtë dhe të pistë”- shkruan ajo përbri fotove që ka postuar në rrjetin social.