Itali, 19 prill 2014 – Policia e qytetit të Savonës ka mbetur e habitur nga denoncimi i bërë nga dega e një banke, që zhvillon aktivitet në Savona. Pranë policisë u denoncua një kliente e bankës, sepse ishte filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur xhepat e klientëve, që prisnin në radhë për të kryer veprime të ndryshme bankare.

Policët i habiti mosha e hajdutes: plot 80 vjeç. Në rastin e filmuar nga kamera e mbikqyrjes plaka kishte arritur të vidhte nga xhepi i klientes së bankës vetëm 30 euro.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/