Pjesëmarrja në “The Voice” e bëri natyrisht një zë të njohur për shqiptarët, por ajo që i dha një hov të konsiderueshëm karrierës së Xheraldina Berishës ishte dueti me Stresin, për këngën “Lamtumirë”. Pas saj, këngëtarja ka realizuar edhe disa këngë të tjera, njëra prej të cilave do të publikohet shumë shpejt. Xheraldina na rrëfen në këtë intervistë për “Summer Pages” se do të lançojë në fund të kësaj vere një bashkëpunim me vëllain e Getoar Selimit, Liberianin, ndërsa premton se klipi që do të shoqërojë këtë material muzikor do të jetë mjaft i nxehtë. Sa i takon jetës sentimentale, Xheraldina tregon se është ende single, ndonëse e ka shumë të qartë natyrën e mashkullit që dëshiron të ketë përkrah.
Je duke përgatitur një këngë të re; me kë ke punuar dhe çfarë rryme do jetë?
Kam punuar me Liberian Selimin dhe Gramoz Krasniqin. Kënga do jetë e rrymës Dancehall.
Kur do të publikohet?
Së shpejti, besoj në fund të verës. Për shkak të angazhimeve të shumta që kam, më është dashur ta shtyj publikimin e saj.
I ke nisur xhirimet e videoklipit? Si do jetë ai?
Nuk i kam nisur ende xhirimet, por e di që do të jetë një klip veror dhe i nxehtë. Kohëve të fundit këngëtaret kanë ardhur nudo në klipe.
Ti, e mendon diçka të tillë, pra të ndjekësh këtë tendencë?
Dua të dukem provokative në klip, por jo deri në atë pikë sa të dukem “Cheap”, si bëjnë shumica e këngëtareve. Nudo më shumë vijnë ato këngëtare që nuk kanë talent dhe e bëjnë një gjë të tillë për të rënë në sy të publikut.
Pse zgjodhe vëllain e Getoarit për bashkëpunim?
Sepse e kam shumë shok të mirë dhe është mjaft i talentuar. Ne punojmë si ekip.
Meqë njihet si ‘fabrikë’ hitesh, synon duet me Getoarin në të ardhmen?
Nuk e di, nuk e kemi folur një gjë të tillë. Ndoshta në ndonjë të ardhme të afërt edhe do ndodhë.
Si titullohet kënga? Është duet apo solo?
Është solo. Kënga mban titullin “Boom Boom”.
Po jeta private? Je e dashuruar?
Jo, nuk jam e dashuruar. Shpresoj që të ndodhë një ditë.
Cili është propozimi më i çuditshëm që ke marrë deri tani?
Nuk më kujtohet.
Të kanë propozuar ndonjëherë politikanë apo biznesmenë?
Nuk më ka ndodhur të takohem me politikanë apo biznesmenë.
Çfarë kërkon nga mashkulli ideal?
Të jetë shqiptar, mbi të gjitha, dhe të ketë virtyte të një mashkulli të sjellshëm, që e kupton profesionin tim prej artisteje.
Çfarë nuk duron në një lidhje?
Xhelozinë e tepruar.
Je ambicioze? Cila është ambicia më e madhe që ke në jetë?
Po, jam shumë ambicioze; dua që gjithë atë që e kam ëndërr ta bëj realitet.
Çfarë nuk do t’i falje kurrë një mashkulli?
Tradhtinë dhe gënjeshtrën.
E ke përjetuar ndonjëherë tradhtinë? Si ke reaguar?
Nuk e kam përjetuar, por nëse do ndodhte, sigurisht që do i jepja fund lidhjes.
Je natyrë rebele, se pamja jote këtë transmeton?
Jo, përkundrazi, është e kundërta. Shpeshherë pamja të gënjen(qesh)!
Do ta propozoje vetë një djalë që të pëlqen?
Nuk e di, nuk më ka ndodhur kurrë. Ndoshta.
Zakonisht, si i refuzon meshkujt?
Nëse dikush nuk bën për mua, nuk i jap as rastin të flasë.
Të ka ndodhur të të përndjekë ndonjë mashkull apo ndonjë fans i çmendur?
Më ka ndodhur dhe më ndodh shumë shpesh, ka shumë raste.
Si i ke zgjidhur? Ka ndërhyrë policia?
Njerëz të fiksuar gjithmonë do ekzistojnë. Jo, nuk ka ardhur deri aty puna.





