Modelja Xhesika Berberi do të jetë një nga prezantueset e spektaklit më të madh të bukurisë në vend “Miss Universe Albania”, përkrah Alaudin Hamitit dhe Adrola Dushit.
Xhesika ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” për të folur për këtë eksperiencë unike ndërsa tregoi se ka në mend të realizojë një nga ëndrrat e saj më të mëdha, që e konsideron si projektin më të rëndësishëm të jetës.
Ajo rrëfeu se dëshiron që të hapë një kompani në Amerikë, që nuk do të ketë lidhje fare me modelingun. Xhesika tha se kompaninë dëshiron ta hapë për një arsye të madhe, për të bërë sa më shumë bamirësi.
“Që kur kam qenë e vogël kam qenë një biznesmene shumë e suksesshme. Kur isha 10 vjeç qepja fustane për kukulla dhe dilja i shijsa tek lagjia. Bëja çdo ditë nga 500 lekë të reja dhe ato që fitoja i shpenzoja me shoqërinë e lagjes. Kam dashur gjithmonë që gjërat t’i ndaj me të tjerët. Dua që kompaninë që do hap të jetë e suksesshme, pasi dua të bëj shumë punë filantropike”, tha Xhesika.





