Modelja Xhesika Berberi sot ka ditëlindjen dhe mbush 29 vjeç.

Në këtë ditë të rëndësishme për bukuroshen 29-vjeçare, mikesha e saj, Adrola Dushi i ka dedikuar asaj një urim të veçantë.

Dy vajzat ruajnë prej kohësh shoqërinë me njëra-tjetrën dhe sot Adrola gjeti rastin t’i tregojë edhe njëherë Xhesikës se ndihet e bekuar që e ka në jetën e saj.

“Natë e madhe ishte kur linde ti dhe unë jam një nga njerëzit e bekuar që të kemi pranë! Aq shumë dashuri, mirësi e kujdes sa jep ti, e meriton të kesh atë zemër të mbushur plot me lumturi! Nuk harroj kurrë të të tregoj ty dhe Zotit sa falenderuese jam që të njoha! Gëzuar Xhes e të paça gjithë jetën! Gëzuar ditëlindjen! Më mungon!”– shkruan Adrola krahas fotos ku shfaqet duke puthur vajzën e ditëlindjes.