Fillimi i vitit të ri ka sjellë një nga momentet më të bukura për Xhesika Berberin. Modelja e njohur ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku ka zbuluar se ka marrë propozimin për martesë.
Nga fotot, shihet se çifti ndodhet në një ambient shumë romantik, të zbukuruar me petale trëndafilash e qirinj. Partneri i saj është gjunjëzuar dhe Xhesika i ka thënë “po.”
“E nisa vitin duke i thënë po burrit të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty. Të dua dhe adhuroj çdo moment me ty, dashuria ime.”





