Këngëtarja dhe modelja Xhesika Ndoj ka bërë një deklaratë dje, e cila në fakt ka ndezur kureshtje të madhe në rrjete sociale. Ajo thotë se një deputet i martuar i ka kërkuar që ajo të bëhet e dashura e tij.

Pas kakofonisë që u krijua në lidhje me faktin se kujt partie i përkiste, Xhesika thotë që në fakt ka nga të gjitha partitë që i kanë bërë oferta të tilla.

Në një intervistë sot për “Panoramën”, Ndoj sqaron se deputeti në fjalë është i PS-së nga Veriu.

“Ky që po flasim është nga Partia Socialiste dhe është nga zona e Veriut. Nuk më pëlqente të isha e dashura e një deputeti të martuar. Ai ishte zotëri burrë, por nuk mund të rrezikoja veten në shumë aspekte. Ai ka një të shkuar kriminale, siç flitet. Edhe në raport me vajzat, i ka keqpërdorur ato. I ka tradhtuar, ka pasur histori të shkurtra dhe i ka ndërruar shpejt. Pra nuk rezulton tip i besueshëm, se është nga ata që bien në dashuri. Ndryshe, pse do më ofronte para”.

Ajo thotë se e ka ngacmuar vjet një ministër, i cili sipas saj vjen nga partitë më të vogla.

“Nuk po i fus të gjithë në një thes, por disa prej politikanëve i ndërrojnë shpesh të dashurat dhe i mbajnë me lekë”. Këto vajza, Xhesika thotë se i njeh edhe vetë.