Së fundmi Xhesika Berberi ka pranuar të bëhet ‘Ajo’ e këngës së Getoar Selimit dhe Majk. 

Kjo është hera e parë që bukuroshja që u shpall “ Miss Universe Albania 2011” të pranojë të jetë aktore në një klip. 

Majk dhe Geti nuk kanë përzgjedhur vetëm bukuroshen Berberi për të qenë ‘Ajo’. Është mësuar se ata kanë kontaktuar me disa vajza të tjera, të cilat edhe i kanë refuzuar. Një prej tyre ishte prezantuesja e motit në “Klan Kosova”, Antigona Sejdiu, e cila ishte e para që mori këtë propozim, por nuk kishte pranuar të jetë “Ajo”.

Ndërkohë kënga ‘Ajo’ ka arritur një numër rekord klikimesh në vetëm pak ditë publikimi.