22 janar 2015 –  Pasi takimet italo-shqiptare dhe italo-kosovare të nivelit të lartë (ministër i brendshëm, zv/drejtor policie) nuk dhanë ndonjë rezultat të prekshëm, organet ligjzbatuese italiane janë hedhur në veprim. Në qytezën e Pocalios (Pozzaglio) karabinierët prangosën dhe e dëbuan nga italia shqiptarin me shtetësi kosovare Rasim Kastrati, 22 vjeç. Rasimi pak kohë më parë ishte kthyer nga fronti i luftës në Siri.

Ai mbante pseudonimin “Abu Abdullah”. Me dekret të Ministrisë së Brendshme italiane, Rasimin e imbarkuan në aeroplan direkt për në Prishtinë.

Sic e kemi njoftur më parë në agjensinë e lajmeve”Dyrrah”, 007-tat italiane po bashkëpunojnë aktivisht ndër të tjera me homologët e tyre rumunë për tju kundërvënë grupeve xhihadiste shqiptaro-italine. Fryt i këtij bashkëpunimi është edhe arrestimi në Aeroportin Fontanorossa-s të Katanias (Sicili), të një shqiptari 30 vjeçar ndërsa në vend të imbarkohej në një avion, që fluturonte për në Bukuresht, tentoi të hipte në një avion , me destinacion Aeroportin Hithrëu të Londrës.

Italianët dyshojnë se shqiptari bën pjesë në infrastrukturën xhihadiste. Ai pajiste me dokumente të falsifikuara persona të ndryshëm të lidhur me këto grupe. I arrestuari ishte kapur edhe në Aeroportin e Malpensës më 13 janar 2015, ndërsa po përpiqej të fluturonte për në Angli me dokumente false.

 Policët i gjetën në USB-ë disa foto të tijat së bashku me një mikun e vet  me Kallashnikovë në dorë, si edhe dokumente udhëtimi e identifikimi false të disa shteteve anëtare të Komunitetit Europian. Të arrestuarit iu sekuestrua një kartë identiteti italiane e falsifikuar me metodën e ndërrimit të fotografisë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/