4 maj 2015 – Një djalë shqiptar nga Kosova ka mbetur i vrarë gjatë luftimeve në Siri.
Ekrem Hasani nga Klina, që i ishte bashkuar grupit të ISIS-it si xhihadist, është vrarë të mërkurën e javës së shkuar, më 29 prill, në veri të Sirisë. Ai ka mbetur viktimë gjatë luftimeve në një qytet në veri të Sirisë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta "Express", e cila shkruan se Ekrem Hasani kishte shkuar në Siri bashkë me familjen, gruan dhe fëmijët.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/