Aktori turk, Erkan Petekkaya i cili u bë shumë i njohur në Shqipëri me rolin e Xhihanit në “Fate të kryqëzuara” ka hedhur në gjyq kompaninë e serialit.
Petekkaya e ka hedhur në gjyq kompaninë “Endemol Medya Produksiyon” pasi kjo e fundit nuk e ka paguar për 15 episodet e fundit, shkruan Xing.
Aktori e ka fituar gjyqin dhe gjykata ka vendosur që kompania duhet të paguajë të gjithë aktorët e serialit.
Seriali “Fate të kryqëzuara” ka qenë një ndër më të ndjekurit në TV Klan dhe historia e Xhihanit e Gylserenit i mbërtheu të gjithë para ekranit.





