Një adoleshent 13-vjeçar, i cili drejtonte Audi TT të gjyshes së tij me shpejtësi 180 kilometra në orë, është ndaluar nga policia pas një ndjekjeje të gjatë pasi është përplasur me një urë këmbësorësh.
I mituri refuzoi të ndalonte në unazën e Nantes mbrëmë, tha një burim policor për Figaro.
Pas një ndjekjeje të gjatë, policia zbuloi se kishin të bënin me një adoleshent 13-vjeçare.
Rreth orës 03:00, një patrullë policie ka vënë re një Audi TT duke ecur me shpejtësi të madhe në urën e Shevires.
Oficerët aktivizuan sirenën për ta detyruar atë të ndalonte. Megjithatë, ai shpejtoi me 180 kilometra në orë dhe u përpoq të shpëtonte prej tyre.
Më në fund, ai u ndalua pas pesë kilometrash pasi u përplas me një ure për këmbësorë, u arrestua dhe u dërgua në stacionin qendror të policisë në Nantes.
Adoleshenti ka rezultuar negativ në testet për përdorim të alkoolit dhe drogës.
Ndaj tij rëndon akuza e “Refuzimit të rëndë për t’iu bindur” policisë, “drejtimi i automjetit pa leje”, “dëmtimi i pronës publike”, “dhunë e rëndë” dhe “vjedhje automjeti”.