Kreu i PD, Lulzim Basha ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për çështjen "Xhisiela", paraditen e sotme.
Jashtë ambienteve të prokurorisë, Basha përcolli një mesazh për kryeministrin Edi Rama teksa deklaroi se thirrja e tij në këtë institucion, nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të një regjimi.
"Sot deputeti Salanji ka dëshmuar pas kallëzimit nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin. Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit për të shpëtuar. Thirrja e kryetarit të opozitës për tú paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit. Kam një mesazh për Ramën; PD, unë dhe shqiptarët sa nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe nuk impresionohemi nga makinacionet e shtetit privat, do të vijojmë betejën tonë."





