Prokuroria ka thirrur për të marrë në pyetje kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me deklaratat për çështjen e Xhisiela Malokut.

Mësohet se Basha është thirrur për në datën 12 tetor.

Në lidhje me këtë çështje, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka paditur liderin e opozitës për shpifje, fyerje dhe shpërdorim detyre.

PD akuzon nga ana e saj Taulant Ballën se ka kërcënuar ish-oficerin e policisë Emiljano Nuhu.