Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se rasti i Xhisielës është një fenomen i rëndë i shoqërisë shqiptare, ndërsa theksoi se s’do të ketë amnisti për dhunuesit.
Kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se organet si Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të hetojnë rastin e vajzës nga Fushë Kruja me të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë deri në zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës.
Gjithashtu, presidenti Meta deklaroi se rasti i Xhisielës është një “Odise”, e cila kërkon transparencë dhe seriozitet në hetime.
“Problem serioz i shoqërisë është rasti i Xhisielës. Nuk do të konfirmojë amisti për personat që do të dhunojnë. Unë do të theksoja se përveç policisë dhe prokurorisë, të ndërmarrin të gjitha hapat e kësaj “Odiseja;’ në mënyrë të paanshme për të garantuar besueshmërinë e institucioneve. Çmoj shumë rolin e shoqërisë civile, të cilat bashkë me grupet rrisin ndërgjegjësimin”, tha Meta.





