Presidenti rus Putin është i njohur për pasionet e tij jashtë politikës. Pas peshkimit, kuajve dhe hokejit në akull, ai është parë së fundmi duke u ndeshur në xhudo. Përveçse një udhëheqës i gjithë pushtetshëm, Vladimir Putin është edhe njeri i apasionuar pas peshkim, kuajve apo sporteve si hokej në akull. Aventura e fundit e Presidentit rus, por jo një sfidë e re për të, ishte ajo praktikimit të sportit të xhudos me ekipin përfaqësues të Rusisë.
Pasi i dha pasaportën ruse trajnerit italian të Kombëtares ruse, Ezio Gamba, Putin veshi uniformën e xhudos dhe sfidoi trajnerin dhe sportistët profesionistë.
Presidenti 63-vjeçar ka nisur të praktikojë artet marciale që kur ishte 14 vjeç. Ai është shpallur edhe kampion në karate. Mbrëmjen e së premtes, Putin i hodhi në tapet të gjithë sfidantët e tij, përfshirë edhe ish – kampionin dhe trajnerin italian të xhudos ruse.