Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, është në finalen e Lojërave Olimpike Verore, që po mbahen në Tokio.
Ajo ka mposhtur të shtunën lojtaret, Gabriela Chibana, Chen-Hao Lin dhe Urantsetseg Munkhbat në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë se xhudistja Krasniqi veçse i ka siguruar Kosovës medalje olimpike.
“Urime Kosovë medalja e dytë olimpike”, ka thënë ky Komitet përmes një postimi në Facebook. Kosova e ka fituar medaljen e parë olimpike përmes xhudistes Majlinda Kelmendi në Rio 2016.
Këtë herë, Kosovën në Lojërat Olimpike e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte. Ky organizim është shtyrë nga viti 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit.